Ilustrim

Lipjan - Kanoset nga vëllezërit e gruas 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në Lipjan pasi të njëjti kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht burrin e motrës së tyre.

Incidenti dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që motra e tyre kishte me bashkëshortin.

Policia pas kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve ka konfiskuar një revole HS9 dhe 50 fishekë.

Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.