Foto: Ilustrim

Lipjan: Incident me armë, plagosen dy persona

Një rast i plagosjes me armë zjarri ka ndodhur para disa minutash në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Nga ky incident dy persona janë lënduar në këmbë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se dy të lënduarit janë transportuar për në QKUK.

“Sot, rreth orës 18:44 kemi marr informatë se në fsh. Smallushë të Lipijanit, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, në vend ngjarje kanë hasur dy persona të lënduar në këmbë, të njëjtit janë transportuar për në QKUK-në.  Njësitet relevante policore janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.