Lipjan, ia djegin veturën me koktej molotovi

Një qytetar nga Lipjani ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë djegur veturën duke i hedhur koktej molotovi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 1:20.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti, i cili po trajtohet si zjarrvënie, është duke u hetuar.