Lipjan, i dyshuari shoqërohet në polici për bashkësi jashtëmartesore me të miturën

Një person i dyshuar në Lipjan është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimet për bashkësi jashtëmartesore me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, shoqërimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 18:20, në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori, me vendim të të cilit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.