Foto: Ilustrim

Lipjan, i dashuri dyshohet se i kërkoi 70 mijë euro ose do t’i publikonte foto intime

Policia ka raportuar për një rast shantazhi dhe kanosjeje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në Lipjan.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se i dyshuari, i dashuri i saj, ka kërkuar që t’ia japë  70,000 euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgojë fotot intime familjarëve të saj.

Ndërsa, i dyshuari tjetër, vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.