Foto-ilustrim

Lipjan, hajnat i hynë në shtëpi, gjatë ikjes gjuajnë me armë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në Lipjan.

Ankuesi ka informuar se disa persona ishin futur në shtëpinë e tij me force.

Të dyshuarit kur kanë vërejtur ankuesin kanë ikur dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin vjedhur një portofol në të cilën kishte dokumente personale dhe disa para.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, është duke u hetuar.