Lipjan, grumbull mbeturinash në afërsi të objektit të Komunës (FOTO)

Bërlloku ka “kapluar” sot një pjesë të hapësires afër objektit të Komunës së Lipjanit.

Në pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet grumbull i thaseve të mbeturinave.

Mbeturinat shihet të jenë hedhur përreth kontinjerit të vendosur në ketë zonë.

Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina të hedhura brenda e jashtë tyre janë parë edhe në rrugën “Fazli Grajçevci”, në kryeqytet.

KALLXO.com ka raportuar sot që, Kompania Rajonale ‘Pastrimi’ ka njoftuar se nuk do mbledh mbeturinat pasi deponia ku zbrazen kamionët është mbyllur nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Kompania për menaxhimin e deponive ka marr një hap të tillë edhe javë më parë për shkak të mos pagesës së borxhit që “Pastrimi” i ka kësaj kompanie.

Veprimtaria e kompanisë “Pastrimi” përfshinë  Regjionin e Prishtinës me komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Graçanicë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.