Ilustrim

Lipjan, gjendet një person pa shenja jete

Dje pasdite, një person është gjetur i vdekur në Lipjan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Me datën 9 janar 2020, rreth orës 16:00 në stacionin policor në Lipjan është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka konfirmuar ajo.