Lipjan, gjendet një person i vdekur

Policia e Kosovës ka gjetur sonte rreth orës 21:30 një trup të pajetë.

Trupi i pajetë është gjetur  në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Zëdhënësja tha se trupi është gjetur në një gropë te gurthyesi i vjetër.

“Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje”, tha zëdhënësja e Policisë.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur më 14 tetor.

“Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar Policinë të gjejnë vendndodhjen e personit”, tha zëdhënësja e Policisë.