Foto: Ilustrim

Lipjan, digjet lopa në stallën e bagëtive

Një burrë nga Dobraja e Madhe në Lipjan ka raportuar në polici se stalla e bagëtive të tij është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë e kësaj është djegur një lopë.

Gjithashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi.

“Në vendin e ngjarjes  kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari.”, thuhet në raportin policor.