Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjan, dhunohet një grua

Një grua është dhunuar gjatë ditës së djeshme në Lipjan. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka raportuar se një person i panjohur me forcë e kishte marrë në veturën e tij dhe më pas e kishte dhunuar.

Sipas njoftimit, njësitet përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.