Ilustrim

Lipjan, arrestohet për gjuajte me armë

F.Sh. nga fshati Shalë i Lipjanit është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin ka sekuestruar një revole me gaz dhe gjashtë fishekë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

I njëjti është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe lënda  është proceduar në përputhje me rekomandimet e  prokurorit të shtetit.