Lipjan: Arrestohet për bashkëjetesë me vajzën e mitur

Një burrë nga Lipjani është arrestuar  për bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet.

Sipas policisë dje është intervistuar viktima e mitur si dhe i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit kujdestar , viktima është dërguar në familjen e saj ,ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.