Ilustrim

Lipjan - Arrestohet pasi sulmoi gruan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Lipjan pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari mashkull nga Lipjani është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.