Lipjan, arrestohet një person pasi kanosi katër gra

Tri raste të kanosjes janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Në fshatin Magure në Lipjan, Policia ka arrestuar një burrë, shtetas i huaj, nën dyshimin se ka kanosur katër gra. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:30.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim.

Policia ka arrestuar një burrë në fshatin Milloshevë në Obiliq pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një burrë. PK ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 4 qershor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i kanosjes është raportuar në Lipjan. Një burrë ka njoftuar policinë se është kanosur verbalisht nga një person. Sipas PK-së ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari ka mbetur që të kërkohet dhe të intervistohet, thuhet në njoftim.