Foto: Ilustrim

Lipjan, arrestohet burri për dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

Një burrë nga Komuna e Lipjanit është arrestuar dje për dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa dje është kryer arrestimi i të dyshuarit.

Policia në raport nuk ka raportuar për të lënduar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.