Lipjan, arrestohen dy persona, dyshohen për vjedhjen e një veture "Golf 2" dhe mjeteve të punës

Dy persona, njëri nga ta i mitur, janë arrestuar nga Policia e Lipjanit nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë dhe disa pajisje të punës.

Vjedhja dyshohet të jetë kryer në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të  Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më 18 shtator 2022.

Me vendim prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje e rëndë.