Lipjan, arresohet pasi kanosi ish-të të dashurën

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për kanosje.

Rasti ka ndodhur një ditë më parë në orën 15:30 në Lipjan.

Sipas policisë, është arrestuar personi në fjalë, pasi që i njëjti kishte kanosur ish të dashurën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.