Armë, Foto: Policia e Kosovës
Lipjan, 41-vjeçarit i sekuestrohet arma pas publikimit të videos në rrjete sociale
06.12.2022 - 22:10
41-vjeçarit në Torinë të Lipjanit i është sekuestruar arma, e cila dyshohet se është pa leje.
I dyshuari ka publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri, pastaj Policia e ka identifikuar lokacionin.
Rasti ka ndodhur sot në orët e pasdites.
Ndaj 41-vjeçarit është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.