Komuna e Lipjanit - Foto: Facebook / Komuna e Lipjanit

Lipjan - 4 punëtorë shëndetësor infektohen me COVID-19

Dy mjekë dhe dy infermiere kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në komunën e Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com kryetar i komunës, Imri Ahmeti.

Kryetari Ahmeti bëri të ditur se momentalisht nuk kanë probleme me staf, pas këtyre rasteve të konfirmuara.

“Normalisht që ka vështirësi, por mund ta mbulojmë me staf, nuk kemi ndonjë telashe deri tash. Me rastet e sotit është pak më e theksuar në Shtëpi të Shëndetit dhe QKMF, tash do të ndërmarrim veprim që me i mbulu”, tha Ahmeti përmes telefonit.

73 raste të reja janë shënuar sot me coronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shëruar 63 persona.

Sipas IKSHPK-së, sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive.

Rezultatet e 225 mostrave për COVID-19 të testuara sot

.