Foto: KALLXO.com Ilustrim

Lipjan, 3 të arrestuar për posedim të narkotikëve

Tre persona të dyshuar për posedim të drogës janë arrestuar sot në Lipjan.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Personat e dyshuar janë G.H., B. S.  dhe P.N., të tre 21-vjeçarë.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.

Tutje thuhet se ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale – posedim i narkotikëve.