Linku ku qytetarët mund të regjistrohen për vaksinim anti-COVID

Agjensia Shtetërore e Informacionit – AShI, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka hapur link për regjistrim të të gjithë qytetarët të Kosovës në mënyrë që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19.

“Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : [email protected] dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje, MSh njofton se 3256 qytetarë janë regjistruar për tre ditë në platformën ekosova.rks-gov.net, prej tyre 316 persona mbi 80 vjeç, 1435 të moshës 61 – 80 vjeç kurse pjesa tjetër janë të moshës 60 vjeç.

“Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore, me vaksinën AstraZeneca”, thuhet në njoftim.

Kosova ka filluar vaksinimin me AstraZeneca më 29 mars 2021.

UNICEF ka furnizuar Kosovën me 24 mijë vaksina AstraZeneca.