Linja për të raportuar keqpërdorimet në zgjedhje

Në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt, KALLXO.com ka hapur linjën direkte të raportimit në +383 44 22 44 98 në telefon dhe në Viber  e po ashtu linjën  038 22 44 98.

Çdo parregullsi në zgjedhje mund ta raportoni në faqen e KALLXO.com e po ashtu në Facebook-un e KALLXO.com, në aplikacionin e KALLXO ose direkt në  www.KALLXO.com

Gjatë ditës së zgjedhjeve, KALLXO.com ka angazhuar mbi 60 hulumtues e gazetarë për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të hulumtuar çdo informacion mbi parregullsitë në zgjedhje.

Ekipi profesional në vazhdimësi gjatë monitorimit të zgjedhjeve të kaluara ka zbuluar raste të ndikimit në procesin e votimit apo edhe tentativa për blerje të votës.

Të gjitha rastet e raportuara e të cilat konfirmohen nga KALLXO.com do të dërgohen me urgjencë në Prokurorinë e Shtetit për hulumtim të mëtutjeshëm.

Arrestohen Dy Persona pas Raportimit të KALLXO.com