Ilustrim

Lindjet në Gjinekologji, për tre muaj pesë lindje me trinjakë edhe një me katërnjak

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se për tre muaj në këtë klinikë kanë ndodhur pesë lindje me trinjakë dhe një me katërnjakë.

Në njoftim po ashtu thuhet se në tre muajt e parë të vitit 2021, janë realizuar 1,929 lindje, prej tyre 699 lindje janë kryer me operim.

“Të gjinisë mashkullore i takojnë 1 mijë e 69 foshnje, kurse 904 foshnje janë femra.

Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar, gjithashtu, 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë”, thuhet në njoftim.