Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, QKUK. Foto: Kallxo.com

Lindja e rrallë në QKUK, flet drejtori i Neonatologjisë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një foshnje me Syndroma Hyperplasia të gjëndrës mbiveshkore.

Nëpërmjet një konference për media, neonatologu Xhevdet Gojnovci ka dhënë detaje rreth gjendjes së foshnjës.

Ai tregoi se foshnja ka lindur në javën e 32 -të dhe peshon vetëm 995 gramë.

Foshnja është duke u trajtuar në kujdesin intensiv në repartin e Neonatologjisë, pasi ka nevojë për përkrahje respiratore shkaku i mushkërive të papjekura.

“Për momentin janë marrë analizat dhe janë duke u bërë konsultat e nevojshme me mjekët specialistë nga Klinika e Radiologjisë, Kirurgjisë së Fëmijëve, specialistë nga gjenetika, dhe specialistë nga Klinika e Pediatrisë, gjegjësisht endokrinologu”, tha Gojnovci.

Neonatologu tregoi se ky është rasti i dytë që një foshnje lind me këtë sindromë në QKUK.

Gojnovci spjegoi se Syndroma Hyperplasia e gjëndrrës mbiveshkore i jep ndryshime organeve gjenitale.

Ai tha se nëse vërtetohet se foshnja ka lindur me Syndroma Hyperplasia e gjëndrrës mbiveshkore atëherë me anë të terapive do të shërohet.

“Nëse vërtetohet kjo sindromë atëherë me anë te terapive gjithçka do të jetë në rregull”, tha Gojnovci.