Linda Shala, Foto:FBK, Facebook

Linda Shala nominohet për kryetare të KOK-ut

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është bërë publik nominimi i Linda Shalës, për kandidatë kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot më 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, znj. Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK)”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kjo fushatë synon që ti motivojë vajzat për tu marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Sot më 8 mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Linda Shala, Foto:FBK, Facebook