Objekti i Klinikës së Gjinekologjisë. Foto: KALLXO.com

Lind fëmijën nëna nga Prishtina që ishte infektuar me COVID-19

Një nënë nga Prishtina që ishte e prekur me coronavirus ka lindur fëmijën sot në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Jakup Ismaili, drejtori i Gjinekologjisë bëri të ditur për KALLXO.com se nëna ka qenë e prekur me COVID-19 dhe se në testin e dytë që i është bërë dje ka dalë negative.

“Para gjysmë ore ka lindur nëna. Ajo ka qenë e prekur me COVID-19 , mirëpo është shëruar. Dje i është bërë testimi dhe ka dalë negative. Edhe gjendja e saj edhe e foshnjës është e mirë”, tregoi Ismaili.

Deri më tani, në vend janë 799 persona të infektuar me COVID-19, 249 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.