Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën

Limaj zgjedhet sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate

Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i subjektit politik të Nismës Socialdemokrate.

Limaj mori besimin e të gjithë delegatëve të cilët ishin prezent në Kuvendin e II-të zgjedhor të Nismës.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të vazhdoj angazhimin në promovimin e vlerave tona kombëtare

“Nisma si parti e moderuar të vazhdoj me politikat sociale. Në promovimin e vlerave demokratike, në promovimin e avancimin e të drejtave pa dallim feje e etnie. Në mbështetje të asaj kategorie që më së shumti kanë nevojë. Ne do ta promovojmë fuqishëm të kaluarën tonë historike”, ka thënë ndër të tjera ai.

Më tutje ai ka thënë se do të jenë zë i fuqishëm opozitarë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci e despotizëm. 21media