Limaj thotë se e kanë kaluar pragun, kërkon të mos pranohen votat e ardhura nga Serbia

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot në një konferencë për media ka thënë se nga rinumërimi i deritanishëm i votave të rregullta koalicioni NISMA-AKR-PD ka 5.5 për qind të votave dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Apeli im është që askush mos të veproj kundër ligjit dhe mos të shkelin ligjin, sepse kjo pamundëson vullnetin e mbi 40 mijë njerëzve që ia kanë dhënë votën koalicionit tonë. Veprimi i divizionit për shërbime të votuesve lidhur me këto vota nga Serbia është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e KQZ-së, prandaj i kërkoj nga KQZ që urgjentisht të ndaloj këto veprime jo ligjore” është shprehur Limaj për votat e ardhura nga Serbia.

Sipas Limajt, nuk duhet të deformohet vullneti i mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës që kanë votuar koalicionin NISMA-AKR-PD.

Limaj ka thënë se këto kuti janë të parregullta dhe se pranimi i votave të parregullta e bën të pamundur rezultatin zgjedhor.

Në anën, nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve nëse ky koalicion e kaluar pragun.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka nisur shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

KALLXO.com sot ka raportuar se zyrtarë të KQZ-së dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia, për të cilat ka pasur dyshime për helm.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KALLXO.com, se vlerësimi i zarfeve është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.

KQZ nis verifikimin e zarfeve të ardhura nga Serbia