Limaj - Qeverisë: Merreni një vendim për tarifën

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha në seancën e Kuvendit të Kosovës se qeveria duhet të ketë një qëndrim për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të marrë një vendim rreth saj.

Sipas Limajt deklaratat e ministrit Blerim Reka janë deklarata pa kripë dhe të rrezikshme për Kosovën.

“Si rezultat i mosmarrjes së vendimeve, jemi në një situatë kaotike. Kemi ardhur në një situatë kur largimin e trupave amerikane nga Kosova e relativizojnë me largimin e trupave amerikane nga Afganistani.  Vendime merrni, është përgjegjësi e juaja. A e hiqni a e qitni reciprocitetin, është çështje e juaja. Opozita është për me ju vlerësuar.  Një diçka që m’ka pëlqyer, një deklaratë: kjo është veç bishti i dardhës, keni me përbi edhe dardhën”, tha Limaj.

Kuvendi po mban debat parlamentar në lidhje me rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve”.