Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit Nismës Sociademokrate – 2 prill 2020 Foto: Zyra e Presidentit

Limaj: Presidenti duhet t'i shmangë zgjedhjet

Kryetari i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të shikojë mundësinë për t’i shmangur zgjedhjet e reja, pas rrëzimit të qeverisë.

Limaj pas takimit me presidentin Thaçi tha se kanë kërkuar nga ky i fundit të veprojë duke respektuar Kushtetutën, duke shtuar se Nisma është e gatshme të jap kontributin e saj në zgjidhje për të shmangur zgjedhjet e për të pasur një qeveri të rregullt dhe me mandat të plotë.

Ai shtoi se Nisma i ka disa kushte nëse vie deri te diskutimi ata do t’i shpalosin “para atyre që  janë të interesuar ta ndërtuar një qeveri tjetër”.

“Ajo që ne besojmë është, në situatën të cilën jemi, duke marr parasysh edhe qëndrimin e grupeve politike tjera, Nisma beson që presidenti duke shfrytëzuar Kushtetutën duhet kujdesshëm të shiqojë mundësinë që të shmang zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.

Limaj shtoi se Kushtetuta është e qartë në këtë drejtim.

“Ne si Nismë i paraqitëm qëndrimin presidentit se mbi të gjitha duhet të respektohet cdo procedurë dhe Kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta është e qartë në situata të tilla dhe fatmirsisht që nuk kemi asnjë problem ose msoqartësi në Kushtetuën e Kosoëvs në situatën kushtetuese të ciën gjenet vendi. Ne kërkuam nga presidenti që pikë për pikë të respektojë Kushtetutën dhe procedurëne  hapat që i parasheh Kushtetuta, theksoi ai.

Deputeti i Nismës, theksoi se këto ditë ka pasur tendencë në uzurpimin e kompetencave ose përzierejn në kompetenca të Parlamnetit të Kosovës.

“Presidenti dhe Qeveria duhet të kuptojë që Parlamenti është institucioni më i lartë dhe askush nuk mund as të uzurpojë dhe as të tentojë të mbivendoset në parlamentin e Kosovës. Zemra e Kushtetutës është parlamenti i Kosovës”, shtoi ai.

Ai mes tjerash shtoi se presidenti nuk ka hapësirë ta shpërndajë Kuvendit, pas pasur vullnet politik.

“Vetëm deputetët me dy të tretat mund ta shpërndajnë parlamentin dhe askuhs tjetër, kemi kërkuar rreptësisht të respektrohet çdo hap procedurë dhe nen i Kushtetutës”, tha ai.