Limaj: PDK ka filluar distancimin e heshtur nga UÇK-ja
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në lidhje me PDK-në dhe vlerat e luftës së UÇK-së.
Në Debat Plus të ‘RTV Dukagjini’ Limaj iu përgjigj zyrtartit të PDK-së, Abelard Tahirit, në lidhje me deklaratat e tij se ‘Limajt iu ka zvogëluar tereni’.
Fatmir Limaj tha se këto deklarata të Tahirit nuk janë për të por ‘për ata brenda PDK-së’ dhe kjo, sipas tij, është distancim.
“Në fakt, këta janë duke u zvogëluar hapësiren e atyre që këta i bojnë deputet dhe i sjellin votën. Ky deklarim i tillë është distancim i qartë, i këtij lidershipi që e drejtojnë PDK-në dhe kur iu duhet i thojnë trashëgimi e UÇK-së”, tha Limaj.
Tutje, ai tha se në lidhje me këto deklarata duhet me u shqetësu ish-pjesëtarë të UÇK-së, që janë në PDK.
“Këtë nuk e ka thënë Abelardi për mua, e ka thënë për ata brenda. Sepse ky është distancim, po pra ky është distancim. Ky është mentaliteti, ky është distancimi dhe ajo reforma. Është kursi i ri që në fakt lidershipi atje e ka marrë drejtimin e asaj partie”.
I pari i Nismës tha se arsyeja kryesore e këtij distancimi, siç e ka quajtur ai, është frika nga UÇK-ja.
“A e dini se sot ka pjesëtarë të UÇK-së nga PDK-ja, në 20-shen e parë në Hagë se sa që kanë në listë. Ky është një distancim i heshtur”, deklaroi Limaj.