Limaj: NISMA e mbështet dekretin e Thaçit

Nisma Socialdemorkate do ta mbështet propozimin e Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Nismës Fatmir Limaj, në një konferencë për media.

“Nisma Socialdemokrate është e gatshme, të mbështetë propozim-dekretin e presidentit për masa të jashtëzakonshme. Ne këto masa i shohim në funskion të preventimit zgjerimit të virusit, i shohim në funskion të mbrotjes së qytetarëve të Kosovës, e shohin në mudnësinë për aktivizimin e të gjitha resurseve tona të sigurisë dhe atyre ekonomike”, është shprehur ai.

Nisma Socialdemokrate ështe e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës bashkë me AKR-në, me gjithsej 6 deputetë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të martën në mbrëmje i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e ka konsideruar si masë ekstreme dhe të panevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Për t’u miratuar, propozimit të presidentit i duhen dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qeveria: Gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti është masë ekstreme