Limaj në Ditën e Europës: BE të reflektojë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me rastin e Ditës së Europës ka deklaruar se shpreson që BE-ja sa më të refletojë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
Limaj përmes Facebook-ut ka shtuar se e ardhmja e vendit është Europa dhe perspektiva europiane.

“Kjo e shtunë është Dita e Evropës, të cilën ne po e synojmë dhe e duam! Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës së sotme në luftë me COVID-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet. Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan”, ka shkruar ai.

“Mirënjohje themeluesve të BE-së dhe gjithë atyre që u përkushtuan në zhvillimin e projektit të paqes dhe prosperitetit, që eliminoi konfliktet dhe luftërat. Urime! Urime 9 Maji – Dita e Europës”, thuhet në publikimin e Limajt.

Dita e Europës edhe këtë herë e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave dhe të mosnjohur nga pesë shtete anëtare të BE-së.