Limaj: Më 14 shkurt Nisma do të thyej të gjitha parashikimet

Kreu i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj gjatë një tubimi elektoral në Komoran ka thënë se parashikimet e kundërshtarëve politik do të thyhen në ditën e zgjedhjeve.

“Ne me 14 shkurt do të thyejmë të gjitha parashikimet e këtyre. Fryma dhe rreshtimi i çlirimtarëve do të jetë fuqishëm në parlamentin e Kosovës”, tha Limaj.

Tutje ai shtoi se partia e tij nuk bënë premtime elektorale për dallim nga partitë e tjera në garë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

“Ata nuk e njohin historinë tuaj dhe nuk mund t’ju përfaqësojnë juve. Ne nuk premtojmë por jemi brenda shtëpive tuaja. Ata para jush mund të dalin vetëm për t’ju premtuar. Ata janë ashtu siç janë.. Zoti i ndihmoftë, por ata nuk janë numri 121”, theksoi Limaj.