FOTO: KALLXO.com

Limaj- Kurtit: Ule kokën, mësoje se si funksionon shteti!

Famir Limaj, deputet nga Nisma Socialdemokrate, filloi fjalimin e tij më një sugjerim për kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin.

“Mandatari nëse votohet sugjerimi im është me e ul kokën, edhe me nis me punu me ndërru traken e opozitarizmit, si burrështetas me nis me i shërbye vendit, me marrë përgjegjësi që i takojnë me Kushtetutë dhe ligjet e këtij vendi, mandatari ka shumë punë”, tha ai.

Limaj kritikoi qasjen që Albin Kurti dhe partia e tij e kanë pasur si parti opozitare.

“Në të kaluarën nuk e ka kursyer veprimin dhe gjuhën me shku deri në urrejtje, me qenë opozitar duhet me rujtë minimumin e komunikimit, duhet të jesh i kujdesshëm për fjalët që i thua sepse ato nuk harrohen”, tha tutje Limaj.

Sipas tij, Albin Kurti ka shumë punë për të përmirësuar sjelljen e tij nga opozitar në qeveri.

“Albin ka shumë punë për t’i përmirësuar, për t’i ndryshuar nga ai që ka qenë  në opozitë, dhe ne askush nuk mund t’ia marrim të drejtën për të ndryshuar. Ai duhet t’ia ndërpresë njerëzve të vetë gjuhën e urrejtës”, tha ai.

Deputeti Limaj sugjeroi LVV-në dhe Albin Kurtin që të ‘heqin arrogancën dhe ta lënë euforinë’.

Limaj duke folur për kulturën demokratike të Kurtit, kritikoi qasjen që ky i fundit e ka pasur edhe ndaj simboleve shtetërore për çka tha që ‘nuk kanë pasur opozitarizëm të lavdishëm’.

“Kosova sot ka një mandatar që nuk e njeh funksionimin e shtetit, mësone më së pari qysh funksionon shteti, ky nuk e di që Kosova ka shtet, ky mendon që me përralla e romane e fjalime filozofike bëhet shtetit. Ule kokën e mësohu qysh funksionon shtet, prandaj para kohe je tu ardh në mandat, ka qenë dashtë ti me konë ministër”, theksoi ai.