Limaj: Ftesa e Speciales për Veselin, e padrejtë

Lideri i Nimsës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Limaj ka thënë se kjo ftesë është e padrejtë sikurse edhe ftesat e tjera për ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Drejtuesit e UÇK -së, ashtu siç kanë ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Kadri Veseli do dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka thënë Limaj.

Sot gjatë ditës, Kadri Veseli njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, ku do të shkojë më 4 dhjetor.

Në lidhje me këtë ftesë ka reaguar edhe presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Kadri Veselin dhe luftën e tij për çlirim.

Po ashtu edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

 

Ramush Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

www.kallxo.com