Ekipi negociator i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Limaj flet për ekipin negociator që u shpall anti- kushtetues

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Fatmir Limaj ka publikuar një video, ku kreu i Nismës Socialdemokrate shihet duke thënë se është kundër “ndarjes së Kosovës dhe Bosnjëzim të saj”.

Madje, në këtë video, Limaj përmend punën e tij si kryenegociator i Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi.

Por, ekipi të cilin e bashkëkryesuan, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, ishte shpallur anti- kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fund të muajit qershor.

Ky ekip, i përbërë nga partitë që ishin në pushtet dhe PSD, asnjëherë nuk negociuan me Serbinë në Bruksel.

E ndonëse ata nuk kryen punë për atë për të cilin ishin e kishin krijuar një ekip, shpenzuan mbi 20 mijë euro.

Ekipi i Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt shpenzuan 22 mijë euro për bileta

www.kallxo.com