Foto: KALLXO.com
Limaj: Është e turpshme të diskutohet për temën e presidentit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit me krerët e partive të koalicionit qeverisës, të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se temë kryesore e diskutimit ka qenë tema e dialogut.
Limaj tha se cilido delegacion që shkon në tavolinat e bisedimeve do të shkojë vetëm për njohje.
“Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen e COVID-it, për paketën e rimëkëmbjës ekonomike, nisjen e vitit të ri shkollor si dhe tema kryesore ka qenë tema e dialogut. Kosova në dialog është e gatshme dhe do të vazhdojë të marrë pjesë, Kosova shkon për njohje. Shqetësim i përbashkët është që dialogu të mos rrëshqasë në dialog teknik. Në takimin e Uashingtonit Kosova shkon për njohje. Sa më shpejtë të kemi një marrëveshje Kosovë-Serbi, marrëveshje për njohje. Nuk jemi të interesuar për temat e stërzgjatura teknike”, ka thënë ai.
Limaj shtoi se gjatë këtij takimi nuk u shtrua çështja e presidentit. Ai madje tha se është e turpshme të diskutohet një temë e tillë.
“Kosova ka presidentin e vet, nuk është temë e diskutimit. Bile-bile, për mendimin tim, diskutimi i kësaj teme është i turpshëm”, theksoi ai.
Fatmir Limaj flet pas takimit të partnerëve të koalicionit
Fatmir Limaj flet pas takimit të partnerëve të koalicionit
Publiée par Kallxo.com sur Lundi 24 août 2020