Limaj: E pandershme mbajtja e seancës për buxhet në këto rrethana

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj në seancën e sotme tha se është e pandershme që një seancë e tillë e thirrur për buxhetin të mbahet në këto rrethana siç është kjo e ditëve të fundit për shkak të virusit corona.

Ai në seancën e cila po mbahet për miratimin dhe votimin e buxhetit për 2020 tha se NISMA është kundër mocionit të propozuar nga deputeti i LVV-së Rexhep Selimi. Ai kërkoi qe buxheti të shkoj në procedurë te rregullt.

“Ne kemi pritur që Kuvendi të shfrytëzohet për nevojat shtesë, për situatën e krijuar dhe në këtë drejtim Nisma do të jetë e gatshme t’i jap mbështetje Qeverisë. Mbajtja e seancës për buxhetin në këto rrethana është e pandershme. Ligjin më të rëndësishëm është me shfrytëzu pandershmërisht situatën e krijuar në vend. Sot Qeveria po tenton që ta përvjedh dhe ta votoj shpejtë e shpejtë por kjo është e turpshme me bo në këtë mënyrë. Ia pamundëson me kry deputeti punën e vet për me studiu buxhetin. Ne si Nismë jemi kundër këtij mocioni”, tha Limaj.

 

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020

.