Likaj uron për fillimin e periodës së dytë të mësimit, kërkon respektim të masave anti COVID-19

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, i ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e periodës së dytë të mësimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Likaj ka thënë se zhvillimi të mësimit duhet të respektohen masat kundër përhapjes së COVID-19.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë”, ka shkruar Likaj,

“Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”,ka shtuar ai.

Perioda e dytë në shkollat në Kosovë pritet të fillojë nesër.