Ligji për zgjedhjet lokale: Raundi i dytë pas katër javësh

Balotazhi për zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahet me datën 14 nëntor 2021.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë.

Meqenëse zgjedhjet janë mbajtur dje, me datë 17 tetor, atëherë e diela e katërt i bile të jetë 14 nëntori.

“Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë”, thuhet në nenin 9 të këtij ligji.

Në zgjedhjet lokale të cilat janë mbajtur dje, sipas rezultateve preliminare të shpallura Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Ndërsa, 17 prej tyre deri më tani sipas rezultateve preliminare i kanë më shumë se 50 për qind të votave.

Në listën më poshtë mund ti shihni rezultatet e kandidatëve që do të shkojnë në balotazh sipas renditjes së KQZ-së.

Gjakova: Ardian Gjini AAK 46.00% dhe Mimoza Kusari Lila LVV 37.08%.

Gllogovc: Ramiz Lladrovci PDK 45.62% dhe Driton Ajazi Demokratët për Drenasin 30.74%.

Gjilani: Alban Hyseni LVV 44.48% dhe Lutfi Haziri 43.91%.

Dragash: Bexhet Xhelasini LDK 34.76% dhe Shaban Shabani PDK 33.69%.

Istog: Ilir Ferati LDK 40.91% dhe Bekë Berisha 26.61%.

Kaqanik: Besim Ilazi 44.75% dhe Jeton Raka 33.18%.

Klinë: Zenun Elezaj AAK 43.10% dhe Esat Raci PDK 27.60%.

Fushë Kosovë: Burim Berisha 49.96% dhe Enver Bajqinca LVV 25.33%.

Kamenica: Qëndron Kastrati PSD 32.69% dhe Kadri Rahimaj LVV 30.37%.

Obiliq: Xhafer Gashi Iniciativa Qytetare për Obiliqin 48.25% dhe Halil Thaçi LVV 20%.

Rahovec: Smajl Latifi AAK 47.23% dhe Visar Korenica LVV 24.78%.

Podujevë: Ekrem Hyseni LDK 44.30% dhe Shpejtim Bulliqi LVV 44.00%.

Prishtinë: Arben Vitia LVV 42.26% dhe Përparim Rama LDK 29.34%%.

Prizren: Mytaher Haskuka LVV 39.95% dhe Shaqir Totaj PDK 31.35%.

Shtime: Qemajl Aliu LVV 45.10% dhe Naim Ismajli PDK 44.64%.

Viti: Sokol Haliti LDK 41.78% dhe Arsim Ademi LVV 34.855.

Vushtrri: Ferit Idrizi PDK 34.89% dhe Xhafer Tahiri LDK  33.77%.

Malishevë: Ekrem Kastrati Nisma 34.30% dhe Isni Kilaj PDK 29.07%.

Junik: Agron Kuçi AAK 47.26% dhe Ruzhdi Shehu LDK 37.87%.

Mamushë: Abdulhadi Krasniç KDTP 48.72% dhe Arif Butuç KATP 37.64%.

Kllokot: Vladan Bogdanoviq SL 41.45% dhe Strahinja Spasiq SNS 36.14%.

Rezultatet mund t’i ndiqni në këtë LINK.