Ligji për tërheqjen e fondeve të Trustit Pensional shkon në Kuvend

Pas mbledhjes së qeverisë në të cilën mes tjerash u miratua Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, ministrja e Financave Hykmete Bajrami në konferencë për media dha detaje rreth rimbursimit të fondeve të trustit nga qytetarët.

Ministrja Bajrami bëri të ditur se kanë parprarë ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional dhe se të njëtin sot do ta dërgojnë në Kuvend.

“Qeveria në programin e saj ka një vëmnedje të veqantë për rimëkëmbjen ekonomike, përpos prioritet që i kemi dhënë në rishikim i kemi paraparë disa masa edhe në pojekligjin për rimëkëmbjen ekonomike, janë plotësuar edhe disa ligje të tjera. Këto janë nene që do të jenë në fuqi deri më 31 dhjetorë kur edhe është praprarë që do te përfundoj pandemia”, tha ajo.

“Kemi parprarë ndryshimin e ligjit për fondin pesional, do të mundësohët tërheja e 10 për qindshit ne do ta dërgojmë sot ligjin në kuvend dhe pas aprovimit do të jetë mundësi e hapur në baza vullnetare në periudhë 4 mujore. Kemi ndryshu edhe plotësu ligjin për TVSH-në mirëpo kemi menduar që të bëhet lirimi i tatimit për restorantet nga 18 në 8 për qind”, shtoi ministrja.