Ligji për rimëkëmbjen ekonomike nesër për të gjashtën herë në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në seancë të Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votojnë përsëri për Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Poashtu në këtë seancë pritet që të votohet në parim edhe projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Tema tjera që priten të diskutohen e hidhen në votim janë edhe propozim-rezoluta për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Një nga temat e tjera që pritet të votohet nesër është edhe rezoluta nga interpelanca e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të ushtrisë serbe në Republikën e Kosovës.

Si dhe një temë tjetër që pritet të votohet nesër është edhe

Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.