Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike liroi rreth 11% çmimin e rrymës

Zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ndikoi që çmimi i rrymës të jetë rreth 11 për qind më i lirë në muajin shkurt. Me këtë ligj, parashihet subvencionimi i konsumatorëve të energjisë elektrike, nga muaji janar deri në muajin maj. Në anën tjetër, indeksi i harmonizuar i konsumit tregon se ka një rritje 0.7 për qind në muajin shkurt në raport me muajin paraprak po edhe në raport me muajin shkurt të vitit 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.7% më i lartë në muajin shkurt 2021, sesa një muaj më parë.

Në këtë rritje kontribuuan më shumë shtrenjtimi i pemëve dhe perimeve

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (4.8%); perime (7.6%); duhan (1.5%); veshje (2.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%) – “ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.”

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt të sivjetmë me muajin e njëjtë të viti që shkoi ishte 0.7%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 2.6 për qind, mish 0.4 për qind; qumësht, djathë dhe vezë 3.6 për qind; vajra dhe yndyra 8.6 për qind; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 0.7 për qind; pije alkoolike 2.9 për qind; duhan 4.4 për qind; veshje 1.5 për qind; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., 3.0 për qind; pajisje shtëpiake 3.3 për qind; produkte farmaceutike 3.9 për qind; shërbime për transport 3.5 për qind “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbime telefonike dhe të telefaksit 20.3 për qind; pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave 2.3 për qind; shërbime hoteliere 0.9 për qind; kujdes personal 1.8 për qind; shërbime financiare 4.2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK.

Rënie  të çmimeve pati kryesishte në pemrë, perime por edhe në në enrgjinë elektrike e cila u lirua nga zbatimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike

“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-10.0%); perime (-4.1%); energjia elektrike (-10.8%) – [zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021]; blerje e automjeteve (-1.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-6.5%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.2) për qind në IHÇK.”, thuhet në komunikatë.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e indeksit “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2021”.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO në muajin e parë të këtij vitit kishte njoftuar se faturat e rrymës do t’u vijënë  më lirë konsumatorëve nga janari e deri në maj.

Faturat e rrymës do të vijnë më lirë nga janari deri në maj