Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Ligji për Prishtinën dhe ai për Liritë Fetare, Shqyrtohen në Komisionet e Kuvendit

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, si dhe shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-31 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, me amandamente të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.