Ilustrim

Ligji për pandeminë - Dënimet nga 35 deri në 500 euro për mosvënie të maskës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro. Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.

Gjithashtu edhe edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e përgëzoj kryetaren Osmani për propozimin e këtij ligji.

Tutje, deputeti tregoi se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro. Ndërsa ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. E ai që nuk respekton izolimin do të dënohet me 500 eruo./RTK