Ilustrim

Ligji për Paga në Kushtetuese, mjekët paralajmërojnë ‘veprime sindikale’

Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme pasi dje Avokati i Popullit njoftoi se ligjin për Paga në sektorin publik e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Kjo sindikatë mori edhe një vendim pas situatës së krijuar.

“Të mërkurën me datë 11.12.2019  të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të FSSHK-së ku do të merren vendimet e mëtutjeshme në lidhje me veprimet sindikale”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

“Kjo bëhet pas marrëveshjes me SBASHK dhe SPK ku është vendosur që deri të Martën ti jepet hapësirë dialogut social. Deri në mbledhjen e Këshillit Drejtues lutet anëtarësia e gjerë e FSSHK-së që të mos bie pre e manipulimeve të cilat vijnë nga qarqet e ndryshme politike dhe parapolitike”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Dje, Institucioni i Avokatit të Popullit dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga në sektorin publik për të parë se a është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Ligji për Paga dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

www.kallxo.com