"Ligji i Vjosa Osmanit" kundër COVID-19 procedohet për në Kuvend për votim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se sot Komisioni për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale ka votuar në mënyrë unanime Ligjin Anti-COVID.

Sipas procedurës, ky Ligj tash do të procedohet në Kuvend për tu votuar në lexim të parë.

“Faleminderit të gjithë deputetëve pa dallim partie për përkrahjen dhe gadishmërinë e tyre për kontribut të mëtutjeshëm për plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendes së tanishme me pandeminë në Kosovë”, ka shkruar deputeti Avdyli në Facebook.

Ky projektligj është inicuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që nga muaji prill, por për javë të tëra ishte bllokuar në Kryesinë e Kuvendit nga partitë politike, përderisa vetëm në qershor u procedua për mendim në qeveri.

Osmani kërkon që urgjentisht të nxirret nga sirtarët projektligji për pandeminë