Liga e Spanjës vjen me një mesazh për Muriqin pas paraqitjeve të mira

Liga e Spanjës – La Liga përmes një postimi në Twitter ka thurur lavde për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqin, pas super paraqitjeve të mira të sulmuesit në Ligën e Spanjës.

“Muriq në La Liga, 3 ndeshje, 2 gola, 1 asistim. Çfarë transferimi nga Mallorca”, thuhet në postimin e ligës së Spanjës – La Liga.

Muriqi u huazua tek Mallorca në fund të merakos së janarit, duke u larguar nga Lazio, për arsye të  minutazhit të vogël në Itali.

Muriqi tashmë është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi spanjoll, por edhe lojtar deçiziv për një kohë shumë të shkurtër.

Golin e fundit Muriqi e realizoi gjatë ditës së djeshme kundër Real Betis. Ai shënoi me kokë për të barazuar rezultatin në 1:1 por që në fund ekipi i tij pësoi humbje.